Xhelal Mziu: Ata që kërkojnë dorëheqjen e Bashës, janë të lajthitur, ai na frymëzoi për një betejë epike

Kandidati për deputet në Dibër, Xhelal Mziu, e komentoi si lajthitje statusin në Facebook të anëtarit të Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadillit, i cili ishte i pari nga e djathta që komenton humbjen dhe kërkoi ndryshimin e lidershipit.

Në një lidhje live për MCN TV, Mziu tha:

“Është një lajthitje e zotit Kadilli dhe çdo personi tjetër.

Sot jo vetëm demokratët dhe një pjesë e socialistëve janë të zhgënjyer nga shifrat e votimeve.

Secili e ka gjendjen për të gjetur zgjidhje, nëse nuk u gjendet zgjidhja do gjendet si në këto 8 vite.

E keqja e Shqipërisë nuk është Basha që frymëzoi në këtë betejë, e keqja e çdo shqiptari është kryeministri që kemi sot, që në çdo palë zgjedhjeje nga 2013-ta e në vazhdim ka përdorur instrumente që tjetërson vullnetin e qytetarëve”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT