“Zaho është mërzitur me mua”/ Rama: Bëri fushatë në Vlorë po prapë s’mori asnjë votë

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e fitores së Partisë Socialiste në këto zgjedhje, shprehu një falenderim të madh për pjesëtarët e familjes së tij.
Ai kujtoi dhe mbylljen e fushatës në Vlorë, kur në skenë u ngjit djali i tij i vogël Zaho.
“Linda është guri që na mbledh, drita që na energjizon, grua shumë faleminderit. Faleminderit Reas dhe Gregut që nuk na shkaktoni dhimbje koke si ca fëmijë kryeministrash, me sjelljen tuaj.
Tani le të mbetet mes nesh, po Zaho nuk erdhi se është pak i mërzitur, nuk pajtohet me faktin që unë i mora të gjitha votat, dhe ai nuk mori asnjë votë edhe pse bëri fushatë në Vlorë,” tha Rama.