Shpërthen Nishani, ‘shuplakë’ Bashës: Ke 8 vite që dështon, po mban peng PD

Ish-presidenti Bujar Nishani i është bashkuar zërave që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës pas dështimit në zgjedhje.

Nishani shkruan në Facebook se kreu i PD dështoi personalisht të fitonte, sikurse ka ndodhur sipas tij në 8 vitet e fundit.

Ish-presidenti gjithashtu shprehet se përgjegjësi kryesor për humbjen e katër zgjedhjeve rradhazi po mban peng shtëpinë e lirisë, Partinë Demokratike.

Reagimi i plotë ga Bujar Nishani:

Të dashur miq, rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim dhe dëshpërim i madh për votuesit dhe mbështetësit e opozitës si dhe një mundësi e pashfrytëzuar për ndryshimin e shumëpritur.

Qeverisja e korruptuar e Edi Ramës do të vijojë të mbajë pushtetin përsëri, pas 8 viteve të skandaleve e dështimeve!

Sot është momenti që Partia Demokratike të çlirohet nga shembulli i paaftësisë dhe modelit që po e asgjeson atë pak nga pak.

Sot është momenti që Partia Demokratike të lihet e lirë për tu ringritur në madhështinë që i takon si Parti e Lirisë dhe Rinisë.
Sot përgjegjësi kryesor i 4 humbjeve politike rradhazi vendosi ta mbajë peng Shtëpinë e Lirisë në interes të pushtetit të tij personal !
Z. Basha sot duhej të merrte përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh!

Sot Edi Rama mban peng Shqipërinë dhe Lulzim Basha tenton të mbajë peng Partinë Demokratike.

Partia Demokratike nuk është pronë personale e një njeriu.
Ajo është Shtëpia e Lirisë e qindra mijëra shqiptarëve.

Askush nuk do të mundet ta marrë atë peng për asnjë arsye, në asnjë formë e me asnjë çmim !

Back to top button
LAJMET E FUNDIT