Vjen reagimi i PARË nga LSI pas DISFATËS në zgjedhje: Do ripërtërihemi si zogu mitik

Zëdhënësi i LSI, Klajdi Bodlli ka shpërndarë një video në rrjetet sociale në të cilën thuhet se LSI do të ripërtërihet sërish.
Video e shpërndarë në rrjetet sociale, duket se është dhe përgjigja e LSI për humbjen e thellë në zgjedhjet e së dielës.
LIS ka dalë nga zgjedhjet e 25 prillit me vetëm 4 mandate krahasuar me 22 që kishte në 2017.
Sikurse shprehet në video, thuhet se LSI do të ripërtërihet sërish nga hiri i saj, si zogu mitik Feniks.