Shpërthen Ristani, kërkon dorëheqjen e Bashës: Tërhiqu me dinjitet, mos e mbaj PD si dyqan për përfitime personale

Arben Ristani ka komentuar humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit. Ish-numri dy i PD-së,  Ristani ka bërë përgjegjës kreun e demokratëve Lulzim Bashën për këtë humbje.

Në një shënim në rrjetet sociale, Ristani shkruan se humbja erdhi sepse Basha bëri gabime të njohura dhe të persëritura.

Gjithashtu ai shton se kur humb zgjedhjet duhet të tërhiqesh. “Kur humb zgjedhjet në mënyrë të përsëritur, tërhiqesh me dinjitet dhe ndihmon partinë të rimëkëmbet”, thekson ai.

Reagimi i plotë

PD humbi në këto zgjedhje. Demokratët janë krenarë se kanë duruar me dinjitet një opozitë të vështirë 8-vjeccare. Kanë zhvilluar me vitalitet një betejë të fortë opozitare. Garuan dhe menaxhuan nje proces zgjedhor nga i cili, pavarsisht se nuk fituan, treguan se PD është parti e madhe, e dashur dhe e mbështetur fuqishëm nga shqiptarët.

Kjo humbje do të thotë edhe 4 vjet të tjera opozitë. Manipulimet zgjedhore te kundërshtarit do kenë me siguri pasoja ligjore, por beteja kundër tyre nuk e ndryshon faktin se tashmë, ka filluar një 4-vjeccar tjetër opozitë.

është momenti dhe kemi nevojë për reflektim. Lulzim Basha që na udhëhoqi dy herë në humbje të pushtetit qendror dhe atij lokal, nuk ka asnjë shans që herën e tretë, të na udhëheqë në fitore.

Humbja erdhi sepse ai bëri gabime tashmë të njohura dhe të perseritura,  në mënyren se si drejtoi opozitën dhe për më teper, nuk i bindi shqiptaret, se ai do të ishte për ta kryeministri i duhur. Politika është moral. Mbi të gjitha të ky moral është bazuar edhe tradita e PD.

Kur humb zgjedhjet në mënyrë të përsëritur, tërhiqesh me dinjitet dhe ndihmon partinë të rimëkëmbet. Keshtu mendoj se duhet te ishte nje sjellje me moral ne nje parti demokratike dinjitoze. Ndryshe vazhdon e mban dyqan për perfitime personale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT