Kush është “bosi” shqiptar i drogës që ju sekuestrua pasuria, DEA amerikane ‘zbërthen’ celularin (FOTO)

Policia e Tiranës njoftoi sot se ka sekuestruar pasuri më vlerë 1.2 milionë dollarë të 44-vjeçarit shqiptar, Ylli Didani.
Ky i fundit aktualisht është i arrestuar nga DEA amerikane për trafik ndërkombëtar droge.
Ndër të tjera mësohet se në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 1.200.000 dollarë, konkretisht:
Një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë;
Një shoqëri sh.p.k;
1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000 dollarë.
Sipas autoriteteve federale thuhet se Didani dhe organizata e tij kishin lidhje me Shtetet e Bashkuara, Kolumbi, Ekuador, Meksikë, Kanada, Kili, Shqipëri, Turqi, Brazil, Gjermani, Republikë Dominikane, Emiratet e Bashkuara Arabe, Belgjikë, Spanja dhe Holandë.
Hetimet për pastrim prash ndaj Ylli Didanit në Shqipëri kanë nisur në 2018 nga Prokuroria e Tiranës. Sipas “Report Tv”, ende janë të hapura hetimet, edhe pas sekuestros së 1.2 mln dollarëve. Veç kompanisë ‘US MINERAL’, janë edhe disa llogari bankare.
Ndërsa këto janë disa foto të sekuestros së kokainës që i përkiste Didanit, të cilat DEA ja ka përcjellë prokuroria shqiptare pasi ka hapur celularin e Didanit.
DEA e ka vënë në shënjestër që në vitin 2009, ku e kanë arrestuar për herë të parë. Didani është arrestuar e liruar disa herë, deri në prangosjen finale më 21 prill 2021.