VIDEO/ Incidente në selinë e Partisë Demokratike, të pakënaqurit përplasen me militantët e Bashës

Në oborrin e Partisë Demokratike ka patur incidente mëngjesin e sotëm pas pakënaqësisë për humbjen në zgjedhjet e 25 Prillit.

Ish-kryetari i degës së PD në Kukës, Ipsen Elezi, shkoi i shoqëruar në selinë e PD së bashku me 10 persona të tjerë për të protestuar duke kërkuar dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha.

Por aty janë përballur me disa simpatizantë të Partisë Demokratike, të cilët nuk kanë lejuar protestën e Ipsen Elezit dhe kanë kërkuar largimin e tij. Në këto kushte, ai ka dalë jashtë oborrit të selisë blu.

Ndërkohë, simpatizantët e PD-së thonë se nuk është momenti i duhur për të bërë të tilla deklarata.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT