Rezultatet paraprake/ Rrahman Rraja dhe Jurgis Çyrbja marrin më shumë vota se Rama në Durrës

Ndryshe nga Vlora ku ka regjistruar një rekord votash, në Durrës kryeministri Edi Rama duket se nuk ka marrë shumë vota.
Teksa po vijon numërimi i votave për kandidatët, në 54 kutitë e para të numëruara, rezulton se kryeministri Edi Rama është i treti në listën e më të votuarve.
Jurgis Çyrbja dhe Rrahman Rraja rezultojne se kanë marrë më shumë vota se kryeministri deri në këto momente.
Rezultatet paraprake
Jurgis Çyrbja – 1,193
Rrahman Rraja – 998
Edi Rama – 981
ILIR NDRAXHI – 798 vota
Gjithsesi në Durrës ka edhe mbi 400 kuti me votat e kandidatëve që nuk janë numëruar ende./ Gazeta SHQIP