LAJMI FUNDIT/ Ja sa viktima dhe raste të reja u regjistruan 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, 3 persona të infektuar me covid kanë humbur jetë në Shqipëri, duke e çuar në 2 386 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Krahasur me dje sot u regjistrua 1 i vdekur më pak.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Korça, të moshave 65- 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.”
Numri i infeksioneve të reja ka regjistruar sërish një rënie të lehtë. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 2258 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 123 qytetarë. Dje u regjistruan 130 të infektuar.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 32 raste në Tiranë, 9 raste në Fier, 8 raste në Sarandë,7 raste në Gjirokastër, 5 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 4 raste në Shkodër, Tropojë, Mallakastër, Pogradec, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Devoll, Mirditë, Berat, 2 raste në Krujë, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Patos,1 rast në Kurbin, Elbasan, Kukës, Lezhë, Pukë, Përmet, Peqin, Memaliaj, Vorë.”
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. /Gazeta SHQIP