Nishani kërkon rikthimin e Berishës në krye të PD: Eshtë çështe energjish, vullneti, mençurie dhe gjenerimi shprese

Pas humbjes së thellë të Lulzim Bashës në zgjedhje dhe zhgënjimit të demokratëve, ish presidenti Bujar Nishani është pozicionuar hapur kundër kryedemokratit duke kërkuar dhe dorëheqjen e tij.
I ftuar sonte në televizionin e Berishes “Zeni.tv” Nishani tha se i qëndron deklaratave të tij, ndërsa kërkoi dhe rikthimin e ish liderit Sali Berisha në krye të PD.
“Do ishte lajmi më i mirë, do ishte lajm shpresdhënës.
Është çështe energjish, vullneti, mençurie dhe gjenerimi shprese.
Do i thoja të konsideronte këtë gjë”, tha Nishani.