Fillojnë provokimet, qerosi me uniformën e ushtrisë greke kërcënon gazetarët (VIDEO)
Përkrahës të familjes Kacifa dhe qindra qytetarë grekë kanë mbërritur në Bularat për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Konstandinos Kacifas, i vrarë pas sulmit mbi policinë më 28 tetor.
Ndërkohë disa ekstremistë kanë lëshuar thirrje ndërsa i janë drejtuar banesës së të ndjerit.
“Konstandin je heroi ynë. Kacifa jeton, ti na drejton”, kanë qenë thirrjet e qytetarëve grekë ndërsa mbërritën në Bularat me flamuj grekë në duar dhe flamurin e patriarkanës shkruan Bë.
Familjarët e viktimës nuk kanë lejuar gazetarët dhe kameramanët të qëndrojë para shtëpisë së tyre. Sipas tyre media shqiptare ka disinformuar publikun.
Varrimi është parashikuar të mbahet në orën 13:00, ndërsa pritet pjesëmarrje e madhe nga Greqia. /albeu.com//ZgjohuShqiptar.info