Bujar Nishani zbulon planin: Do të takoj demokratët në terren. Aty do kërkojmë zgjidhjen!

Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, është gati që ta kërkojë zgjidhjen për ringritjen e Partisë Demokratike në terren.

I ftuar në ‘Zgjedhje 2021’ nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Nishani u shpreh se ndryshimi i madh duhet të nisë nga Këshilli Kombëtar. Ai njoftoi se do të dalë në terren të takojë anëtarët e partisë nga Vermoshi në Konispol.

“Nga Këshilli Kombëtar. Aty duhet të nisë ndryshimi i madh, sepse është një statut që duhet ta kthejë kryesinë e Partisë Demokratike në një institucion real të vërtetë, jo fasadë. Që kushdo që të jetë kryetari të vendosë duke patur përpara një trupë, e cila ka përgjegjësi, po aq sa edhe kryetari. U takon anëtarëve të Partisë Demokratike dhe ky është një rrugëtim, kjo është një betejë që do të vazhdojë me anëtarët e Partisë Demokratike. Ne, unë do të shkoj çdo ditë tek anëtarët e PD-së nga Vermoshi në Konispol. Ne atje do ta kërkojmë zgjidhjen.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT