“Basha me 2 standarde, ishte një dështim”/ Nard Ndoka: I besova verbërisht, Rama u tregua më transparent me mua

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka në emisionin Top Talk të gazetarit Denis Dyrnjaja në Top Channel ka deklaruar se gaboi që i besoj verbërisht Bashës për zgjedhjet e 2021.

Ai aludoi se ndryshimi i Kodit Zgjedhor që shmangte koalicionet tren, mund të jetë bërë edhe me bekimin e Bashës, kjo me synimin për të eliminuar partitë e vogla.

“Vendosa ti besoja të ardhmen time politike zotit Basha, por ajo që është e pafalshme për mua ia besova dhe të ardhmen e PDK-së atij. Rama është treguar më transparent me mua se sa Basha. Ai është një hap përpara. Bash ishte një dështim sa i përket marrëdhënies institucionale dhe morale. Nuk do ti besoja në një marrëveshje të tillë, ishte hera e dytë që Basha operonte në një standard të tillë me PDK. Nuk do ta bëja, por mendoja se e gjithë opozita duhet të operonte e bashkuar kundër Ramës”, tha kryedemokristiani.

Ai gjithashtu shtoi se asnjëherë ai nuk doli në fushatë ne liderët e koalicionit dhe i shmangu ato, duke mos e kuptuar arsyen se pse ndodhi një gjë e tillë.

“Është përpjekur të pastrojë skenën politike nëpërmjet këtyre skemave. E penalizon vetë Pd-në, duhet ta themi ne këtë sot. Me një standard merrej vesh me PS për ta bërë këtë lëvizje, standardi tjetër ishte te një person që nuk i intereson një gjë e tillë”, tha Ndoka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT