Ugljanin: Serbia është “një përbindësh dhe shtet fashist”, duam Republikën e Sanxhakut
Sulejman Ugljanin, kreu i listës së “Vetëvendosjes”, shpalli fitore në zgjedhjet për Asamblenë e re të Këshillit Kombëtar boshnjak në Pazarin e Ri.
Duke deklaruar fitoren Uglanin në një fjalim para turmës, tha se boshnjakët nuk e kanë zgjidhur ende statusin e tyre, dhe se Aleksandar Vuçiq është mundur në Pazarin e Ri.
Mbështetësit e Këshillit Kombëtar Boshnjak kanë ndërprerë fjalimin e tij disa herë, duke brohoritur “Sanxhaku Republikë”, “Suljo ne të duam”. Ata gjithashtu fyenin presidentin e Serbisë.
” Unë jam i kënaqur që ne tani kemi më shumë mundesi për të ndarë përgjegjësi politike dhe se së bashku ne do të mposhtim këtë përbindësh, përbindëshin fashiste shtetin e Serbisë, e cila dëshiron të legalizojë gjenocidin dhe krimet si një mjet për të pushtuar territore dhe zgjidhjen e çështjeve politike me luftë”, përfundoi Ugljanin./ZgjohuShqiptar.info