Xhelal Mziu betohet për besnikëri: Misioni i Lulzim Bashën vazhdon, përpara deri në rrëzimin e së keqes

Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu tashmë deputet i Parlamentit që do të përfaqësojë Dibrën është betuar për besnikëri ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.
Duke marrë një qëndrim kundër largimit të Bashës për shkak të humbjes së zgjedhjeve, Mziu në një postim në rrjetet sociale shkruan se platforma e kreut aktual të PD-së ishte më e mira.
“Misioni i platformës Basha vazhdon! Platforma Basha ishte dhe mbetet më e mira e këtyre 31 viteve demokraci. Çdo anëtar i PD të qarkut të Dibrës është 100% i gatshëm për të vazhduar betejën me liderin e saj Lulzim Basha deri në rrëzimin e së keqes dhe triumfin e së mirës. Përpara me Lulzim Bashën”, shkruan.