VIDEO/ Në paraburgim të Hagës për krime lufte/ Kadri Veseli kthehet papritur në Kosovë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është liruar për vizitë nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte.

Ai ndodhet në Spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, pasi babai i tij ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Veseli po ruhet nga forca të shumta sigurie, përfshirë policinë e EULEX-it. Mësohet se Veseli do qëndrojë në Kosovë për tri ditë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep.

Sipas saj, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë”.

“I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”.

Të premten një panel i Gjykatës së Apelit në Gjykatën Speciale ka refuzuar sot kërkesën për mbrojtje në liri të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime lufte.

Ky panel nuk ka marrë në konsideratë argumentet e ofruara nga mbrojtja e të akuzuarve. Apeli nuk u ka besuar as zotimeve të shtetit të Kosovës, me saktë nga Policia e Kosovës, se ka kapacitetet e mjaftueshmne për të ofruar siguri në mbikëqyrjen e të akuzuarve gjatë kohës së qëndrimit të tyre në lirim të përkohshëm.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT