Soko akuzon avokatin Goxhaj: Ja si mori 180 milionë lekë grante si drejtues i Sorosit, u financua edhe nga Tom Doshi për të sulmuar Nismën Thurje

Kandidati i Nismës Thurje në Tiranë, Pano Soko, ka akuzuar avokatin Altin Goxhaj se ka marrë 180 milionë lekë grante si drejtues i Sorosit.
Në një debat me një komentues në llogarinë e tij në facebook, ku kishte publikuar intervistën e tij në një televizion, ku mes të tjerash ishte shprehur se Nisma Thurje ishte një parti me buxhet të vogël, njëri prej komentuesve i shkruan se avokat Altin Goxhaj kishte publikuar disa SFR që “Thurja” i kishte marrë.
Më pas Soko në komentin e tij hedh akuza kundër avokatit Goxhaj, duke u shprehur se avokati kishte marrë para’ edhe nga Tom Doshi për të sulmuar Nismën Thurje.
“Financat i publikoi Avokati Altin Goxhaj Vs Qeveriu ishin ca SFR qe kishit marre apo jane shum pak”, shkruan qytetari.
“Financat Altini i pa para se te merrte 180 milione Lek grante si drejtues i Sorrosit, apo pasi i mori?
Dhe tjetra, ky qe ben si anto-sorrosian i madh, i ka kthyer mbrapsht leket qe ka marre vete nga Sorrosi? Se kane qene leke te pista, apo jo? Apo leket e ka marre Altini nga Sorrosi s’quhen?
Po ato qe mori nga Tom Doshi per te sulmuar Thurjen, quhen si leke te Sorrosit, apo jane ndryshe keto, jane thjesht leket e Rames”, i përgjigjet Soko.
