Mbështeti ndryshimin e kufijve? Reagon Rama, akuzon gazetën austriake për “fake news”: Turp!

Kryeministri Edi Rama ka mohuar lajmet se është në dijeni të një dokumenti ku flitet për ndryshim kufijsh të Kosovës.

Duke etiketuar gazetën austriake Der Standard, Rama e akuzon se po përhap “fake news”.

Rama shkruan se kurrë nuk ka miratuar ndonjë vijëzim kufiri përgjatë vijave etnike midis mes Serbisë dhe Kosovës.

“Çfarë zhgënjimi për të parë një gazetë me kaq reputacion të lartë të sillet si një përhapës i lajmeve të rreme! Unë kurrë nuk kam thënë ndonjë gjë në lidhje me “non paper” dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë vizatim kufiri përgjatë vijave etnike midis Serbisë & Kosovës! Turp”, shkruan Rama.

Reagimi i Ramës vjen pas lajmeve se ai, ka mbështetur një hartë të re kufinjsh midis Serbisë dhe Kosovës.

Në një dokument që po qarkullon në media thuhet se Kosova e Serbia duhet të pajtohen që të themelohet një i ashtuquajtur “distrikt autonom i Kosovës Veriore”, me kompetenca vetëqeverisëse. Ai do të përfshinte komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Po ashtu thuhet se Kisha Ortodokse Serbe do të këtë “status të privilegjuar”, ndërsa Serbia, pas ratifikimit të Marrëveshjes ligjërisht obliguese, obligohet se “nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT