“Zgjedhje të parakohshme në vjeshtë”, Maliqi: Shkarkimi i Metës një diversion i Ramës

Kandidati i LSI-së, Lefter Maliqi në studion e “Breaking” në Top News i cilësoi zgjedhjet të manipuluara të 25 prillit.
Ai deklaroi se krimi i zgjidhjeve ishte makabër, dhe se opozita po mbledh provat dhe do t’ia paraqisin në organizmat ndërkombëtare.
“Nuk ka ndodhur që Lefter Maqli të marrë 30 vota në zonën e tij, Lapardha, që e dinë të gjithë se zgjedhjet kanë qenë të manipuluara, unë kam mundur edhe atë zv.kryeministrin që sot në qeveri”, tha kandidati i LSI-së.
Sipas tij duhet të ketë dy palë zgjedhje në vjeshtë, lokale dhe të përgjithshme dhe se ato duhet të mbahen pa Ramën si kryeministër. “Le ta mbajnë postin e ministrit të Brendshëm, por drejtori i përgjithshëm i Policisë dhe drejtorët e policive në qarqe nuk duhet të jenë përfaqësues të Rilindjes”, u shpreh Maliqi
Ndërsa ai e ka cilësuar si diversione nismën më të fundit të mazhorancës për shkarkimin e Metës nga posti i presidentit.
“Diversioni për shkarkimin e presidentit është i njëjti diversion si dhe ajo thirrje e Ramës për bashkimin me PD-në për qeverisje. Vetëm zgjedhje nuk ishin në 25 prillit”, theksoi Maliqi.