“Zgjedhjet u admiruan nga SHBA”/ Frrok Çupi: Duan të djegin vendin, veprimi i Bashës tregon primitivizëm

Analisti Frrok Çupi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Breaking” në Top News, duke thënë se opozita kërkon të djegë vendin.
Fakti që opozita nuk pranon humbjen, për analistin Frrok Çupi është jo komunizëm, por primitivizëm.
Sipas analistit, këto zgjedhje janë njohur, përshëndetuar dhe admiruar nga aleatët e medhënj.
“Këta thonë ‘ta djegim vendin se nuk fitova unë’. Nuk lëviz kreu i PD sepse thotë ‘kam dëgjuar kam marrë vesh se mi paskan vjedhur zgjedhjet’. Kjo është jo komunizëm, por primitivizëm, këto janë kodet e hamurabit. Në këtë vend fitoi shumica normale. Po lëmë prapa inatet, urrejtjet, komunizmin.
Këto zgjedhje janë njohur, përshëndetuar dhe admiruar nga aleatët e medhënj. Ka qenë një përkujdesje e madhe e SHBA ndaj këtyre zgjedhje. E njëjta gjë edhe nga BE. Një pjesë e lidërshipit në Shqipëri, nuk e duan influencën amerikane në Shqipëri. Duke nisur nga presidenti. Ka influence të treta në Shqipëri, ka influence të Rusisë, që bëjnë të kemi një opozitë të dobët.”, tha Çupi./Gazeta SHQIP