VIDEO/ Gjithçka gati për stërvitjen më të madhe! “Defender Europe 21”, qindra mjete të rënda ushtarake të SHBA mbërrijnë në Shqipëri!

Qindra mjete të tjera të rënda ushtarake kanë mbërritur në Shqipëri për të marrë pjesë në stërvitjen e madhe ushtarake “Defender Europe 21”.
Këto janë pamjet nga Porti i Durrësit, ku shihet qartë prania e madhe e forcave dhe mjeteve ushtarake që do të marrin pjesë në këtë stërvitje.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shkruan se vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane.
“Nga porti i Durrësit ku vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane.
Gjithçka gati për të çelur stërvitjen e përbashkët më të madhe, të zhvilluar në Shqipëri, nga ushtria amerikane dhe forcat tona të armatosura në kuadër të NATO, Defender Europe 21. #defendereurope21”, shkruan Ministri Peleshi.