Vangjel Dule dhe Mediu nxitojnë të konfirmojnë ‘karrigen’: Do të shkojmë në Parlament, qëndrimi ynë si opozitë do të jetë i unifikuar

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kanë konfirmuar mbrëmjen e sotme se do të marrin pjesë në parlamentin e ardhshëm.

Ata thanë në “Log” se qëndrimi i opozitës do të jetë i unifikuar, ashtu siç aknë qenë qëndrimet në gjithë këto vite.

“Funksionimi i këtij parlamenti sikur të ishte normal është abuzim. Nuk kemi më shtet, jemi në një republikë bananesh. E rëndësishme është se çfarë do të ndodhë deri në shtator. Do shkoj në Parlament sepse opozita në parlament duhet të bëjë punën e sajë në mënyrë të padiskutueshme”, tha Mediu.

“Qëndrimi do të jetë i përbashkët, siç kemi unifikuar qëndrimet në disa vite, edhe prania në Parlament do të jetë qëndrim i unifikuar i gjithë opozitës”, u shpreh Dule.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT