Varhelyi mesazh të qartë opozitës për rezultatin e zgjedhjeve dhe futjen në Parlament

Komisioneri për Zgjerim i BE, Oliver Varhelyi ka bërë të qartë se BE njeh rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, që i japin mandatin e tretë PS-së, ndërsa kërkon që “të hetohen parregullsitë dhe blerjet e mundshme të votave”.

Varhelyi i kërkoi opozitës që të futet në Kuvend, pasi pa një parlament të plotë nuk është e mundur të ecet drejt BE.

“Ne kemi një ambasador të mirë në Shqipëri. Sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, kam ndjekur nga afër gjithçka. Mendoj se pas një fushatë të zjarrtë, gjëja që na nevojitet tani janë rezultatet e qarta. Të hetohen parregullsitë dhe blerjet e mundshme të votave. Pas rezultateve përfundimtare, duhet që Kuvendi të fillojë punën shumë shpejt. Pa një parlament të plotë nuk është e mundur të ecet drejt BE.

 Në rast se do të ndodhë Konferenca Ndërqeveritare puna do të duhet të përshpejtohet, jo vetëm nga qeveria por edhe Kuvendi i Shqipërisë. Po presim rezultatin e procesit të Apelimit”, tha Varhelyi.

Pjesë nga deklarata

Ne kemi një ambasador vërtet shumë të mirë në Shqipëri, e kam mundësi të punoj me të. Unë e ndjek punën e tij, e ndjek procesin zgjedhor dhe se jam shumë i kënaqur me punën e ambasadorit tonë në Shqipëri.

Sa i përket rezultatit të zgjedhjeve unë e kam ndjekur nga afër, por edhe mediat, por edhe çfarë ka thënë edhe OSBE dhe ODIHR dhe mendoj që pas një fushate zgjedhore mjaft të zjarrtë dhe debateve të zjarrta gjëja që na nevojitet tani janë rezultatet të qarta përfundimtare. Më kanë njoftuar se ka filluar procesi i apelimit, ne dëshirojmë që të shikojmë të gjitha parregullsitë, qoftë edhe blerjen e mundshme të votave, që të ndiqet nga të gjitha autoritetet shtetërore, por pas këtij procesi do të na duhen rezultate përfundimtare. Pas këtyre do të nda duhet të kuvendi i shqiptari të fillojë punë shumë shpejt për reformat e Be. Pa një parlament të plotë nuk është e mundur të ecet përpara në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian dhe ka ende mjaft punë për të bërë.

Ndërsa në lidhje me pyetjen tuaj të dytë, kjo është edhe më shumë e vërtetë, nëse do të kishte një marrëveshje për mbajtjen e një konferencës ndërqeveritare me Shqipërinë në qershor, nëse ndodh kjo gjë, atëherë puna jo vetëm do të vazhdojë por duhet të përshpejtohet. Jo vetëm nga qeveria, por nga Kuvendii ri i Shqipërisë.

Po presim procesin e apelimit dhe atëherë shpresojmë që Shqipëria të ecë përpara dhe punojë plotësisht për anëtarësimin në BE./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT