“Do kemi 1 milion të vaksinuar brenda…”/ Pipero jep detaje: Situata e covid në Shqipëri, nën kontroll

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero shprehet se brenda muajit maj, në Shqipëri numri i të vaksinuarve pritet të shkojë në 1 milion.

Pipero u shpreh në emisionin “Breaking” në Top Neës se situata aktualisht është e përmirësuar dhe nën kontroll

“Besoj që vaksinimi në Shqipëri po jep efekt. Po luan rol të rëndësishëm në imunizimin e popullatës, ka rënë numri i personave të infektuar. Numri i personave që shtrohen në spitale ka rënë ndjeshëm. Edhe numri i humbjeve të jetës ka rënë. Por gjithsesi, ne kemi ende pacientë të shtruar në spital, edhe në forma të rënda. Ende përballemi me virusin dhe pasojat e tij. Situata aktualisht është e përmirësuar dhe nën kontroll. Vaksinimi i popullatës po luan një rol të rëndësishëm.

Aktualisht kemi mbi 500 mijë të infektuar. Nëse vaksionojmë 20 mijë persona në ditë, brenda majit do të kemi rreth 1 milion të vaksinuar. “, deklaroi Pipero./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT