Takim Rama-Basha në Rinas? Reagon PD: Ja e vërteta

Në mediat kombëtare pati aludime se mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha mund të kenë pasur një takim apo ballafaqim mes tyre në ambientet e aeroportit të Rinasit.
Dy udhëheqësit e lartë të politikë shqiptare ndodheshin atje për t’u takuar veccmas me eurokomisionerin Oliver Varhelyi. Mediat aludonin se Basha qëndroi gjatë në pritje të përfundimit të takimit Rama Varhelyi dhe ngriti dyshime se mund të ketë pasur kontakte mes tyre apo dhe ndonjë takim në prani të eurokomisionerit.
Për këtë lajm ka pasur edhe një reagim nga ana e PD-së, e cila me anë të një njoftimi për shtyp e mohoi kategorikisht një gjë të tillë.
“Nuk ka patur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre”, thuhet në reagimin zyrtar të PD-së.