Vaksinat kineze dhe ruse, a mund të lëvizin lirshëm shqiptarët në BE? Përgjigjet Manastirliu

Komisioni Europian, i ka propozuar vendeve anëtare të BE që të lehtësojnë kufizimet për udhëtimet jothelbësore për qytetarët e vendeve të treta, listë në të cilën bën pjesë dhe Shqipëria.
Por sipas mediave vetëm të vaksinuarit me Pfizer, Moderna, Johnson&Johnson dhe AztraZeneca mund të udhëtojnë, ndërsa në Shqipëri është ngritur pyetja se çfarë do ndodhë me ata që janë të vaksinuar me vaksinat kineze dhe ruse
Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se deri më tani nuk ka asnjë vendim nga vendet e BE-së, lidhur me lëvizjen e qytetarëve në varësi të llojit të vaksinës që kanë kryer.
Pyetja: A mund të lëvizin lirshëm?
Manastirliu: Deri më tani nuk ka asnjë vendim të marrë nga BE përsa i përket llojeve të vaksinave dhe lëvizjes. Dua të theksoj se edhe nga informacionet e fundit, janë duke u marrë në konsideratë për t’u vlerësuar nga EMA si vaksina. Deri më tani nuk ka asnjë kufizim të vendosur.
Bino: Edhe një me test negativ mund të lëvizë.