Mesazhi i fortë i mjekut Kalos: Së bashku luftuam ndër shekuj për MËMËDHENË, të bashkuar do mundemi t’i bëjmë ballë shovinizmit në Ballkan

Mjeku i Infektivit Tritan Kalo ka dhënë një mesazh të fortë për shqiptarët në Ditën e Dëshmorëve. Në një postim në rrjetet sociale Kalo shkruan se djemtë dhe vajzat e kombit shqiptar luftuan ndër shekuj për lirinë e mëmëdheut, por albanofobia n aka ndarë padrejtësisht në 5 shtete.

Kalo thotë se vetëm të bashkuar do të mund t’i bëjmë ballë shovinizmit dhe albanofobisë në Ballkan, duke bërë të mundur që të jemi një komb, ashtu siç e meritojmë.

“Kohë kovidiane…5 Maj 2021….DITA e DËSHMORËVE të KOMBIT SHQIPTAR…..”Ju kish lindur Nëna për një Botë të re, lule more djema që ratë për ATDHE”….Djemtë dhe vajzat e KOMBIT SHQIPTAR ndër shekuj kanë luftuar për LIRINË e MËVEHTËSINË e Trojeve Arbërore dhe të një Kombi, të cilët padrejtësisht Albanofobia i ka ndarë dhe NE aktualisht gjindemi të kufizuar në mes vedit në pesë shtete….Reminishencat e këtyre padrejtësive historike të kësaj ndarje, pasqyrohen edhe sot në qëndrimet ndaj Shqiptarëve….Së bashku luftuam ndër shekuj me pushkë e penë për MËMËDHENË, Nënëloken Shqipëri,  ndaj dhe vetëm të BASHKUAR do të mundemi t’i bëjmë ballë shovinizmit e albanofobisë jo vetëm në Ballkan,  dhe të faktorizohemi sikundër e meritojmë si KOMB ….LAVDI në jetë të jetëve dëshmorëve tanë!!!….Together forever”, shkruan Tritan Kalo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT