Shqipëria del nga zona e rrezikshme e Covid në botë/ Harta globale e vendos në vendet e…

Shqipëria tashmë ka hyrë në zonën e sigurtë të vendeve të prekura me Covid në botë. Sipas hartës së publikuar nga prestigjozja The New York Times, shihet se Shqipëria ka zbritur në zonën me ngjyrë të verdhë, ku me këtë ngjyrë përcaktohen vendet me rënie të konsiderueshme të rasteve të reja me Covid në botë.
Ndërsa vendet me ngjyrë portokalli, të kuqe ose vishnje janë të gjitha ato vende që konsiderohen me numrin më të lartë të të prekurve nga Covid, si dhe në këto vende, rastet me Covid janë në rritje të vazhdueshme.
Në vendit tonë që nga fillimi i pandemisë deri tani janë regjistruar 131,419 persona me Covid, ndërkohë që 2,403 të tjerë kanë humbur jetën.