A ka tagër Parlamenti ta shkarkojë Metën? Manja: Jemi brenda afateve kohore, mandati ynë mbaron në…

Komisioni Parlamentar i Ligjeve po diskuton nismën e PS-së për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Deputeti i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ngriti pyetje nëse ka ndonë shkelje ligji me ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit, pasi Kuvendi mund t’i ketë mbaruar afati ligjor i funksionimit.

Në lidhje me këtë pretendim ka reaguar kryekomisioneri Ulsi Manja, i cili theksoi se në bazë të përllogaritjeve të afateve kohore, Kuvendi është plotësisht në veprim sipas Kushtetutës.

Ai theksoi se bazuar në nenin 65 të Kushtetutës, komisioni parlamentar i Ligjeve është plotësisht brenda afateve të saj. “Brenda këtij afati ligjor dhe kushtetues, Kuvendit i mbaron mandati në 9 shtator 2021. Sot është data 5 maj, e akoma nuk ka hyrë në afatin katër muaj të mbarimit të mandatit kushtetuese. Komisioni i ligjeve është brenda të gjitha afateve për ta shqyrtuar kërkesën e 49 deputetëve kolegëve. Kuvendi do të duhet ta shqyrtoje brenda këtyre afateve që përcakton Kushtetuta dhe Rregullorja”, deklaroi Manja.

Çfarë thotë neni 65 i Kushtetutës

Neni 65
1. Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet. Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas
zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e
mbledhjes së parë. Në çdo rast, Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të
Kuvendit të ri të zgjedhur.
2. Zgjedhjet për Kuvendin e ri zhvillohen në periudhën zgjedhore më të afërt që i
paraprin datës së përfundimit të mandatit të Kuvendit. Periudhat zgjedhore dhe rregullat
për thirrjen e zgjedhjeve për Kuvendin përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.
3. Në rast shpërndarjeje të Kuvendit para përfundimit të mandatit të plotë, zgjedhjet
thirren jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së tij.
4. Kuvendi nuk mund të nxjerrë ligje gjatë periudhës 60 ditë para mbarimit të mandatit të
tij deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri, me përjashtim të rasteve të vendosjes së
masave të jashtëzakonshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT