Mediu në SPAK për Gërdecin, juristi Ndreca: Çdo çështje e pushuar mund të hapet kur ka…

Zamira dhe Feruzan Durdaj u janë drejtuar Prokurorisë së Posaçme, duke kallëzuar ish-Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun, për tragjedinë e Gërdecit, ngjarje e ndodhur më 15 Mars të 2008. Tashmë SPAK pritet që të rihapë dosjen për Mediun, i cili i cili u rikonfirmua si deputet në Kuvend.
Juristi Plarent Ndreca deklaroi në emisionin “Breaking” në Top News se kjo çështje ka patur një pengesë për shkak të pushimit që i bëri Gjykata e Lartë. Sipas tij, çdo çështje e pushuar mund të hapet kur ka elemente shtesë.
“Ka patur një pengesë për shkak të pushimit që i bëri Gjykata e Lartë. Çdo çështje e pushuar mund të hapet kur ka elemente shtesë. Siç duket pengesat proceduriale janë kaluar nga ana e SPAK dhe mund të ketë rihapje të hetimit.”, tha Ndreca.
Zamira dhe Feruzan Durdaj janë prindërit e 7-vjeçarit E. Durdaj, i cili mbeti i vrarë së bashku me 25 persona të tjerë nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec.
Çështja ndaj Mediut u pushua në 2009-nga Gjykata e Lartë. SPAK mësohet se i është drejtuar kësaj gjykate me kërkesën për revokim e vendimit për pushimin e çështjes nga ish-Ministrit.