Aleati euriopian i Bashës uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve, numri 2 i PE: Suksese për mandatin e radhës

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, David McAllister, pjesë Partive Popullore Europiane, grupimit ku bën pjesë Partia Demokratike ka uruar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
“Z. Rama me lejoni t’ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Suksese për mandatin e radhës dhe zhvillimet e ardhshme në vend dhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6 vendet e BP do të bëhen anëtare të BE-së”, është mesazhi i McAllister, i publikuar nga ana e Kryeministrisë.
Kështu PPE po jep sinjale me këtë urim që Basha dhe PD të njohin rezultatin e 25 prillit dhe tashmë, ky hap i numrit dy të Parlamentit Europian është në këtë drejtim. McAllister është deputet i CDU-së gjermane të Angele Merke, ai është edhe zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian
Opozita ndërkaq, më saktë Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve duke u shprehur se ato janë manipuluar dhe se ka pasur shitblerje masive të votave.