FOTO LAJM: Mbeturinat në Sarandë, turistët francezë postojnë foton para hotelit luksoz, apeli i banorëve: Bashkia duhet të ndërhyjë!

Situata me mbeturinat në një nga rrugët kryesore të Sarandës është bërë shqetësuese që në ditët e para të sezonit të ri turistik.

Foto e mëposhtme është marrë dje nga një grup turistësh francezë që e kanë postuar në rrjete sociale.

Këto mbeturina janë përpara Bougainville Bay Hotel Sarandë, një nga hotelet më të frekuentuara të zonës nga turistët e huaj.

Nuk është aspak pamje e këndshme për një qytet të mrekullueshëm si Saranda, që ka dhënë shenjat e para që këtë sezon pandemia e COVID nuk do ta ndikojë turizmin.

Qyteti ka qenë plot që në ditët e para të majit.

I del detyrë e menjëhershme Bashkisë së Sarandës që pamje të tilla të zhduken nga sytë e turistëve.

Por jo vetëm aty, por në gjithë Sarandën, problemi i mbeturinave kërkon organizim dhe zgjidhje, – thonë për DITA banorët e apartamenteve afër mbeturinave që shfaqen në këtë foto:

Mbeturinat që kanë bllokuar trotuarin para hotel Boungaville në Sarandë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT