Del HARTA/ Do bjerë në tokë këtë fundjavë, raketa kineze mund të prekë edhe Shqipërinë

Mbeturinat nga një raketë kineze pritet të bien në Tokë në mënyrë të pakontrolluar këtë fundjavë. Radarët që merren me vendodhjen e objekteve në hapësirë kanë vëzhguar me hollësi lëvizjen e raketës “Long March 5B”, e cila ka dalë jashtë kontrollit.
Me peshë prej 18-tonësh, raketa kineze është një ndër objektet më të rënda në dekadat e fundit që ka lëvizje të lirë dhe të pakontrolluar në atmosferë. BBC ka publikuar një hartë me zonat ku mund të bjerë raketa.
Harta është mjaft e gjerë dhe në të nuk përcaktohet ndonjë vendodhje e përafërt. Ajo përfshin sipërfaqe të madhe tokësore dhe ujore të planetit tonë.
Në zonën ku raketa mund të bjerë përfshihet territori i plotë i Afrikës, pjesa jugore e Azisë, jugu i Evropës, pothuajse tërë territori i Australisë, pjesa më e madhe e Amerikës Jugore, pjesa më emadhe e Shteteve të Bashkuara.
Në këtë zonë përfshihen edhe pjesa qendrore dhe jugore e Shqipërisë dhe një pjesë e Maqedonisë.