“Presidenti i rakisë”/ Valteri shpërthen ndaj Metës: Të ishte dënuar që kur lëpinte gishtat kur numëronte paratë në videon me Priftin

Deputeti Halit Valteri ka sulmuar ashpër presidentin Ilir Meta gjatë seancës së sotme parlamentare, ku do të miratohet edhe ngritja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit.

I revoltuar se Meta arriti të bëhej president, Valteri është shprehur se ai duhet të bëhet urgjent subjekt i drejtësisë.

“Ai duhet menjëherë të jetë subjekt i drejtësisë shqiptare për krimet e shumta që ka kryer. E pakuptueshme se si karriera e këtij njeriu është ngritur deri te President i Republikës. Shkarkimi i tij është një akt i lartë por më i vogli që mund të bënim.  T’i japim vendit atë që i takon. Boll më me kalkulimi politike. Ai duhet të ishtë dënuar që kur lëpinte gishtat kur numëronte lekët në videon e Dritan Priftit. Ky është turp të thirret presidenti i Republikës, ku duhet të thirret Presidenti i rakisë ose Presidenti i qofteve”, tha Valteri./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT