LSI ankimon zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve, zona ku kërkon të shpallen të pavlefshme

Lëvizja Socialiste për Integrim i është drejtuar me një letër Komisionit të Ankimimeve dhe Saksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në të gjithë qarkun e Gjirokastrës.
LSI ka kërkuar që zgjedhjet e mbajtura në Bashkinë Dropull të shpallen të pavlefshme.
Kujtojmë se në këto zgjedhje, në qarkun e Gjirokastrës për LSI kandidonte Vangjel Tavo, i cili nuk arriti që të merrte mandatin e tij.
Në këtë qark PS arriti që të merrte 3 mandate, ndërsa PD-ja 1.