Seanca për shkarkimin e Metës/ Kush janë deputetët e PS që nuk morën pjesë në votim (EMRAT)

Pas votimit me 97 vota pro, 6 kundër e 1 abstenim të Komisionit Hemtimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, Kuvendi, ka caktuar dhe datën kur do të zhvillohet mbledhja e parë e këtij komisioni.

Gazeta Shqip ka siguruar listën e plotë se si votuan deputetët. Vihet re se munguan disa emra nga ana e Partisë Socialiste në votim pavarësisht nga plotësimi i numrit të nevojshëm.

Në dokumentin e siguruar nga Shqip, shihet se nga radhët e partisë rozë munguan:  Sadri Abazi, Ditmir Bushati, Pandeli Majko, Paulin Stërkaj, Lefter Koka e Fidel Ylli.

Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, mbledhja e parë do të zhvillohet ditën e nesërme, datë 8.05.2021 në orën 11:00.

Kujtojmë që një ditë më parë u publikuan edhe emrat e deputetëve në Komision, ku si kryetar pritet të jetë deputeti, Alket Hyseni, ndërsa pjesë e tij mësohet se do të jenë edhe deputetë të opozitës parlamentare si: Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani.

Afati i punës së Komisionit Hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit. Vendimi i shkarkimit të Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Parlamentit.

Dokumenta bashkëngjitur

Back to top button
LAJMET E FUNDIT