Maliqi: Të bashkohemi për një revolucion demokratik të rrëzojmë bandat

Lefter Maliqi ka kundërshtuar nismën e socialistëve për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.

Ai deklaroi se socialistët kanë marrë votat me grykën e pushkës dhe vetëm në këtë mënyrë e lëshojnë atë.

“Këtu janë mbushur me banditë. Veç Pandit e Musait që i largon nga Parlamenti si të ndershëm. Motoja e tyre ka qenë marrja e pushtetit me grykën e pushkës dhe dorëzimit po me grykën pushkës. Këto do të marrin ndëshkimin më të madhe, të ngrihemi në një revolucion demokratik kundër atyre që i vunë shqelmin, dhunuan demokracinë dhe blenë zgjedhjet. Miliona e miliona euro janë hedhur për të blerë zgjedhjet. Duhet një revolucion demokratik”, tha Maliqi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT