Shkarkimi i presidentit, kush janë deputetët në largim që do hetojnë Ilir Metën (EMRAT)

Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare për të miratuar ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidenti Ilir Meta.

Sipas raportimeve, mazhoranca në mbledhjen e grupit parlamentar ka vendosur që të miratojnë ngritjen e Komisionit Hetimor, ky kryetar do të jetë Alekt Hyseni dhe nënkryetar Myslim Murrizi.

Nga të gjithë anëtarët e Komisionit, vetëm Klotilda Bushka do të jetë deputete në legjislaturën e  ardhshme të Kuvendit pasi të tjerët nuk kanë marrë asnjë mandat në 25 prill.

Afati i punës së Komisionit Hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit.

Kryetar

Alket Hyseni

Nënkryetar

Myslym Murrizi

Sekretar

Klotilda Bushka

Anëtarë

Vasilika Hysi

Elena Xhina

Spartak Braho

Halil Jakimi

Nikolin Staka

Arlind Çarçani

Zëvendësues

Ermonela Felaj

Xhemal Qefalia

Eugen Bojaxhi

Kujtojmë se kjo është tentativa e dytë e PS për taë larguar Ilir Metën nga posti i Presidentit me akuzën e shkeljes së rëndë të Kushtetutës gjatë periudhës para dhe pas zgjedhore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT