“Ja cfarë rrezikojmë”, Gjermania kërkon nga BE të anëtarësojë Shqipërinë dhe MV

Gjermania kërkon që në qershor të procedohet me afrimin drejt Evropës të dy vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, raporton newsbomb.al.

Ministri i shtetit për Evropën pranë kancelares gjermane Angela Merkel në një Twitter ditën e sotme shprehet se i takon Evropës tani të bëjë hapin e afrimit të dy vendeve.

“Gjermania mbështet objektivin e presidencës së BE për të mbajtur konferencat e anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në qershor. Të dy vendet kanë ecur përpara me reformat e kërkuara. Tani, i takon Bashkimit Evropian të veprojë.

Shtyrjet e mëtejshme të procesit minojnë kredibilitetin dhe stabilitetin e Bashkimit Evropian në rajon”, shkruan Michael Roth, referuar deklaratave të komisionerit për zgjerimin, Oliver Varhelyi,

Back to top button
LAJMET E FUNDIT