Nga 22-vjeçarja demokrate te më e moshuara Luljeta Bozo, KQZ publikon moshën e deputetëve që do nisin punën në shtator; LSI me moshën mesatare më të re

Deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë e cili do të nisë punimet në shtator të këtij viti është demokratja Andia Ulliri, 22 vjeçe.
Ajo ishte e renditur e gjashta në listën e PD në qarkun e Durrësit, ku arriti të marrë 5595 vota. Në ekstremin tjetër, si më e moshuara në Kuvend është profesoresha Luljeta Bozo, 79 vjeçe.
Ajo ishte renditur e para në listën e PS në qarkun e Tiranës, ku arriti të marrë 5437 vota. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar ditën e sotme moshën mesatare të kandidatëve për deputetë që kanë rezultuar fitues në bazë të rezultateve paraprake.
Moshën mesatare më të re e ka LSI me 45.5, ndërsa atë më të vjetër, PSD me 49.7. Pak më pak pas saj vjen PD me 49.5 dhe PS me 49.3.
Nën 35 vjeç janë 10 deputetë, 36-45 vjeç janë 33 deputetë, 46-50 vjeç janë 32 deputetë, 51-60 vjeç janë 53 deputetë, 61-70 vjeç janë 9 deputetë dhe mbi 70 vjeç janë 3 deputetë.