Leonardo DiCaprio nuk di të ndalet, sërish thirrje që Vjosa të shpallet Park Kombëtar!

Aktori Leonardo DiCaprio ka qenë një ndër zërat për të fuqishëm për mbrojtjen e lumit Vjosa. Ai herë pas here ka publikuar video dhe foto nga lumi Vjosa ku ka bërë thirrje për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.
Mirëpo mesa duket aktori s’ka ndërmend të ndalet dhe sërish ka bërë thirrje. Sipas tij shpallja e Vjosës Park Kombëtar do të mbrojë zonën nga digat dhe nga shpimet për naftë dhe gaz.
“Dhënia e statusit të lumit Vjosa si një park kombëtar do të mbrojë zonën nga digat dhe një kërcënim të ri nga shpimet e naftës dhe gazit”, shkruan DiCaprio krah artikullit të organizatës ‘Global Wildlife Conservation’ të shkruar nga gazetarja Gege Li, një biokimiste e cila prej vitesh shkruan për natyrën në revista shkencore si ‘Neë Scientist’ apo ‘Chemistry World Magazine’
Në këtë artikull përmenden protestat nga shoqëria civile dhe angazhimet e aktivistëve mjedisor për ta shpallur Vjosën Park Kombëtar.
Granting the Vjosa River status as a national park would protect the area from dams and a new threat from oil and gas drilling. #VjosaNationalParkNow https://t.co/evi71o1Mg2
— Leonardo DiCaprio (@LeoDiCaprio) May 6, 2021