VIDEO/ Pas provokimit, mobilizohen shqiptarët dhe largojnë flamuri serb, PARALAJMEROJNE serbët dhe ndërkombëtarët

Një provokim i rëndë ndodhi të premten në zonën shqiptare te Bujanocit. Flamuri serb është vendosur sot nga persona të paidentifikuar në fshatin Konçul të Komunës së Bujanocit, në afërsi të përmendores së dëshmorit të parë të UÇPMB-së, Fatmir Ibishi.

Por ky provokim nuk ka na zgjatur shumë, pasi shqiptarët kanë reaguar duke marrë e hequr flamurin serb dhe rivendosur flamurin kuqezi.

Zëvendëskryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, deklaroi se përmendores së ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), Fatmir Ibishit, në fshatin Konçul, i është larguar flamuri kombëtar nga disa persona të panjohur, duke iu zëvendësuar me atë të Serbisë.

Përmes një videoje në Facebook, Musliu tha se shqiptarët në këtë pjesë vazhdimisht janë duke pasur provokime të tilla.

“E njoftoj faktorin ndërkombëtar se me veprime të tilla shqiptari në shtëpinë e vet çdo ditë është duke u provokuar”, tha ai.

Musliu shihet në videon e mëposhtme duke e larguar flamurin serb dhe duke e vendosur sërish flamurin kombëtar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT