“Rrënjët e mia janë greke”, Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision sqaron deklaratën e bujshme: Ne nuk e zgjedhim origjinën…

Intervista e Anxhela Peristerit për “EPT1” në Greqi bëri bujë të madhe në media pasi aty ajo u shpreh se rrënjët e saj janë greke, prandaj mban mbiemrin Peristeri.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Zonë e Lirë” Anxhela e ka sqaruar të gjithë ngjarjen duke thënë se fakti që paraardhësit e saj kanë qënë grekë nuk e bën atë që të mos jetë shqiptare.

“Mesazhet e dashura nga njerëzit janë më shumë se sa mesazhet e ‘patriotëve’. Stërgjyshi im ka pasur origjinë greke. Ne nuk zgjedhim origjinën, por mund të zgjedhim atdheun dhe vendin ku jetojmë. Unë e kam deklaruar dhe në Greqi kur shkoja që jam shqiptare, kam lindur dhe jam rritur në Shqipëri dhe kam punuar 7 vjet në Greqi. Edhe kur kam punuar në Greqi, nuk e kam mohuar asnjëherë se jam shqiptare”, tha Anxhela.

Anxhela pritet që të ngjitet në skenën e “Eurovision” natën e dytë të gjysëmfinales me këngën “Karma”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT