Sulmohen me armë 50 të rinj shqiptarë pranë kufirit me Serbinë, vjen reagimi i fortë i Vjosa Osmanit

Vjosa Osmani, Presidentja e Kosovës ka reaguar në lidhje me sulmin që u bë nga persona të panjohur pranë kufirit me Serbinë ndaj anëtarëve të grupit “Kosova Mountain Club” në malet e Zubin Potokut.
Osmani ka thënë se çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet të ndihet i lirë dhe i sigurt gjatë lëvizjes në secilën pjesë të territorit të Kosovës.
“Dënoj sulmin e armatosur ndaj grupit të rinjve nga “Kosova Mountain Club” në malet afër Zubin Potokut. Çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet të ndihet i lirë dhe i sigurt gjatë lëvizjes në secilën pjesë të territorit të Kosovës.
Ftoj organet e rendit dhe hetuesisë që të vazhdojnë punën në mënyrë që sa më parë të zbulojnë dhe dënojnë autorët e këtij akti kriminal që synon përhapjen e frikës dhe ndjenjës së pasigurisë në atë pjesë të vendit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.