Anëtarësimi Shqipëri-M.V. i vështirë?! Zoran Zaev-BE: Nuk negociohet identiteti

“Identiteti maqedonas nuk është i negociueshëm”. Ky ishte mesazhi kryesor që kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, përcolli gjatë takimeve me drejtuesit më të lartë të Bashkimit Europian.

“Të gjithë liderët europian e dinë dhe e kuptojnë qëndrimin tonë: pavarësisht se dikush përpiqet, ne nuk do ta vendosim gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas në tryezë për bisedime”, u shpreh Zaev.

Ndërkohë, kjo çështje po përdoret nga Bullgaria për të mbajtur peng caktimin e datës për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Fakti që liderët e unionit nuk kanë pranuar që Shqipëria të ndahet nga Shkupi në procesin integrues, kjo na mban peng edhe ne.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT