Rekord të shëruarish, 88 të shtruar në spital/ Cilat janë qarqet me më pak të infektuar me covid në Shqipëri

Situata epidemiologjike në Shqipëri vijon të jetë e qëndrueshme. Gjatë 24 orëve të fundit, 3 persona të infektuar me covid kanë humbur jetën, ndërsa janë regjistruar 42 raste të reja.
Numri i rasteve aktive me covid në gjithë vendin ka rënë në 9 350, ku 7 685 prej tyre në Tiranë. Kukësi, Dibra dhe Berati janë qarqet me më pak të infektuar, ku numri i rasteve aktive nuk i kalon 100.
Rekord të shëruarish
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1011 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 120,072 që nga fillimi i epidemisë.
Situata në spitale
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Apeli
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (12 Maj 2021)
Raste të reja ditore 42
Të shëruar në 24 orë 1,011
Të shtruar në spitale 88
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,707
Testime totale 665,935
Raste pozitive 131,845
Raste të shëruara 120,072
Raste Aktive 9,350
Humbje jete 2,423
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 7685
Shkodër 278
Fier 224
Korçë 216
Gjirokastër 212
Durrës 146
Vlorë 160
Elbasan 126
Lezhë 101
Berat 87
Dibër 63
Kukës 52
Gazeta SHQIP