Topi: Grupi anti-Basha të kërkojë dorëheqjen e Berishës! S’kam besim te PD dhe e djathta

Bamiri Topi e cilësoi të pasinqertë dhe me drejtim të gabuar lëvizjen që ka nisur brenda Partisë Demokratike, që kërkon largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i kësaj partie pas humbjes në zgjedhjet e 25 prilli.
Ish-Presidenti dhe ish-kreu i FRD-së, që u dorëhoq nga ky post pasi kjo parti njoftoi koalicion me PD-në thotë se Basha nuk është kryetari i vëretë i Partisë Demokratike, por Berisha.
“Të gjithë këto gjë dalin, ata lloj kritikësh nuk kanë të drejtë morale se tjetër gjë mendojnë dhe tjetër gjë thonë. Ato duhet të fusin në analizë edhe atë që qëndron pas kryetarit zyrtar (Berishën). Ata thonë se na përjashtoi Basha, jo Berisha. Ça është kjo? Si ka mundësi që Nishani, kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, të mos futet në listë për deputet? Po rrëzojnë bazat logjike të funksionim të një partie”, u shpreh Topi gjatë një interviste për Report TV.
Ish-Presidenti akuzon Partinë Demokratike se ka marrë peng demokracinë e vendit.
“Nuk kam shpresë as te PD dhe as te e djathta. Janë kthyer disa njerëz, ka qenë një term që ne e përdorim vite më parë, aristokracia e klasës punëtore. Pra, sindikatat në marrëveshje me qeverinë në të gjitha problemet që kishte kapitalizmi përfaqësohej nga disa njerëz që nga forcat prodhuese u zgjodhën nga punëtorët dhe shkuan në superstrukturë. Shkonin për interesat e klasës punëtore dhe punonin për interesat e tyre. Nëse ti i gëzohesh pushtetit të opozitës, atëherë ça je ti për mua, kur ti mua ma rrëzon shpresën, kur ti gjatë kohës që njerëzit janë pa punë dhe ti demostron standard dukshëm më të lartë, atëherë kjo është një tallje e madhe. Nëse Berisha erdhi me një valixhe në Tiranë dhe sot, ka këtë, atë, atëherë ça besimi duhet të kem. Nëse ti ke besim te ai që të ka mashtruar je në nivel mizerabël, ose është kulmi i naivitetit”, vijoi ai.
I gëzon pushtetit të opozitës dhe është ekuiValent me pushtetin e kryeministrin, se ti ushtron presion te kryeministri, se lëshon këtë, merr atë dhe atëherë ti je i fuqishëm. Ka dalë nga shenja ideologjike e së djathës, ka dalë te një marrëdhënie që nuk është më marrëdhënie kredibilitetit. Sot në vend që të ketë një mea-cupla jo vetëm për këto zgjedhje, pse kanë ikur personalitete, atëherë nuk jemi në kushtet që ke një subjekt politik qëe funskion mbi bazën një prone private që ta jep në administrim, mbaje kur të them unë, ti do ikësh”, tha Topi.
“Të gjithë këto gjë dalin, ato lloj kritikësh nuk kanë të drejtë morale, se tjetër gjë mendojnë dhe tjetër gjë thonë. Ato duhet të fusin në analizë edhe atë që qëndron pas kryetarit zyrtar (Berishën). Ato thonë se na përjashtoi Basha, jo Berisha, ca është kjo? Kam qenë shumë korrekt. Si ka mundësi që Nishani, kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, të mos futet në listë për deputet? po rrëzojnë bazat logjike të funksionim të një partie”, tha Topi.
Duke komentuar përplasjen mes Ambasadores Yuri Kim me Presidentin Ilir Meta, Bamir Topi u rikthye pas në kohët kur vetë ishte ulur në karrigen që sot e mban Meta.
“Mund ta deklaroj solemnisht që unë aleat në 5 vite President nuk kam pasur shqiptarët, sepse kam qenë mes dy zjarreve, zjarri i mazhorancës politike dhe një lojë tinëzare të opozitës së Edi Ramës. Ishin këta që shkuan deri në atë përplasje që mban vulën e 21 janarit dhe nëse unë kam pasur aleatë të vërtetë që më janë gjetur në sekondë, janë SHBA. Janë aleatë të vërtetë. Marrëdhëniet me ambasadorin janë marrëdhënie me SHBA. Nuk kanë nevojë amerikanët të bëjnë diplomaci, janë të drejtpërdrejtë sepse nuk kanë hile”, tha ai.