40-vjeçari tentoi të vetëdigjej/ Reagon policia: E ndaluan besimtarët. Ishte lyer me benzinë

Një person ka tentuar t’i japë fund jetës ditën e Fiter Bajrimit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sheshin “Skënderbej” ku po bëhej edhe falja e Namazit.

Mësohet se personi i identifikuar me iniciale B.G rreth 40 vjeç ka hyrë në shesh duke bërtitur “S’ka zot” dhe më pas ka tentuar ti vërë flakën vetes me benzinë.

40-vjecari është neutralizuar fillimisht nga besimtarët ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë.

“Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT