VIDEO/ Momenti kur 40-vjeçari që tentoi të digjej me benzinë u neutralizua nga qytetarët

Ky është momenti kur 40-vjeçari që tentoi ti japë fund jetës është neutralizuar nga qytetarët. Pas incidentit, personi i identifikuar me iniciale B.G është shoqëruar nga policia.

Nuk dihen ende shkaqet e ketij akti ekstrem, por policia eshte duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.

Komiteti Mysliman Shqiptar në një reagim sqaroi se ngjarja ishte sporadike dhe se nuk kishte lidhje besimin mysliman.

SI NDODHI INCIDENTI

Një person ka tentuar t’i japë fund jetës ditën e Fiter Bajrimit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sheshin “Skënderbej” ku po bëhej edhe falja e Namazit.

Mësohet se personi i identifikuar me iniciale B.G rreth 40 vjeç ka hyrë në shesh duke bërtitur “S’ka zot” dhe më pas ka tentuar ti vërë flakën vetes me benzinë.

40-vjecari është neutralizuar fillimisht nga besimtarët ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi.

40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT