Fiter Bajrami, me mijëra besimtarë myslimanë falen në sheshin ‘Skënderbej’ (Foto)

Besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot festën e Fiter Bajramit. Mëngjesin e sotëm mijëra besimtarë shqiptarë kanë mbushur sheshin “Skënderbej”, ku është zhvilluar ceremonia e faljes së namazit. Ceremonia nisi rreth orës orën 05:40 dhe zgjati pak më shumë se 40 minuta.

Ndryshe nga viti i kaluar, ku besimtarët myslimanë u falën nëpër xhami, këtë vit për shkak të lehtësimit të masave të pandemisë së Covid-19, besimtarët u falën në sheshin “Skënderbej”.

Ceremonia filloi me leximin e Kuranit prej imamit të xhamisë së Ethem Beut dhe vazhdoi me ligjërata, faljen e namazit. Ceremoni të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit.

Fiter Bajrami, me mijëra besimtarë myslimanë falen në

Fiter Bajrami, me mijëra besimtarë myslimanë falen në

Back to top button
LAJMET E FUNDIT